Debati parlamentar është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Rrahja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku.
Ministri Hekuran Murati reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.
Situata përshkallëzoi kur te foltorja u grumbulluan pothuajse të gjithë deputetet e PDK-së dhe ata të pushtetit ndërkohë që ministrat zbritën nga vendet e tyre për tu përfshirë në përleshje. Të përfshirë në këtë përleshje nuk kanë qenë deputetët e tjerë të opozitës.
Derisa po ndodhte rrahja, kanë ndërhyrë edhe sigurimi i kryeministrit Albin Kurti duke tentuar t’i shpërndante të përfshirët në përleshjen fizike, derisa kryeministrin e ka larguar nga mesi i turmës.
Gjatë kësaj kohe është dëgjuar kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili po bënte thirrje për qetësi dhe prani të Policisë në Kuvend.
Paraprakisht deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”, personazhi i filmave të vizatuar që i rritet hunda kur gënjen.
Ajo fotografi është larguar dhe shqyer nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ndërkohë që në fillim të seancës deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë vendosur dy pankarta ku shkruante “Zdravo”, që në shqip do të thotë përshëndetje, një në foltoren e Kuvendit e një te vendi ku ulet kryeministri Kurti.
Kjo është bërë si reagim pas publikimit të incizimeve të bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Më pas, policët hetues janë futur në sallën e Kuvendit ku ndodhi përleshja fizike.
Pacolli: Opozita sulmoi Kurtin kur ai po fliste për arrestimin e kriminelëve serbë
PDK-ja ia lë fajin Besnik Bislimit për nisjen e rrahjes në Kuvend
{gallery}
LVV-ja publikon video të Kurtit të rrethuar me truproja: I patrembur para krimit të 20 vjetëve
Lëvizja Vetëvendosjes (LVV) ka reaguar pas rrahjes që ndodhu në Kuvend në mes të pushtetit dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Partia në pushtet në faqen e saj në Facebook ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti i cili qëndron i rrethuar nga pjesëtarët e tij të sigurimit, brenda deputetëve e ministrave të përfshirë në përleshje.
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, thuhet në përshkimin e kësaj videoje.
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se që nga fillimi i seancës së sotme ka pasur provokime nga opozita.
“Kjo në arenën ndërkombëtare do t’i kushtojë bajagi shumë mbarëvajtjes së hapësirës brenda Kuvendit. Duhet të sillemi në mënyrë të civilizuar. Provokime do të ketë çdoherë, opozita do të jetë gjithmonë aty për të bë opozitarizëm dhe pozita për të argumentuar veprimet e saj”.
Haxhiu e Murati flasin pas rrahjes me deputetët e PDK-së
Hovenier: Dhuna s'është kurrë mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshjet
Hovenier ka thënë se është e papranueshme dhuna që është parë sot në Kuvend.