Arbëri

Një 5-vjeçar vdiq si pasojë e vërshimeve në Pejë

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në lagjen "Asllan Çeshme". Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës, rreth orës 23:10 të shtunën. 

Policia ka njoftuar po ashtu se si pasojë e vërshimeve është zhdukur nëna e fëmijës së ndjerë.

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në kërkim të personit të zhdukur, ka konfirmuar Policia në komunikatën për media në orët e para të së dielës. 
Po ashtu edhe në lagjen "Fidanishte" dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spital.