Arbëri

Todiqi e Simiqi lejohen të kapërcejnë rrethojnë e KFOR-it në Leposaviq

Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, së bashku me ish-deputetin serb, Slavko Simiq, janë lejuar të kapërcejnë rrethojën, për të negociuar me zyrtarët e KFOR-it.

Gazetarja e KOHËS, Marigona Brahimi, filmoi momentin kur dy serbët, me leje të KFOR-it, kaluan rrethojën, por më pas dolën, pa u deklaruar rreth situatës. Protestuesit kanë bërë kërkesë që Hamiti të largohet nga objekti i Komunës, pasi ai gjendet brenda që nga e hëna.

KOHA ka tentuar të kontaktojë kryetarin e zgjedhur të Leposaviqit, por s’është përgjigjur deri në momentin e raportimit.