Arbëri

Demolohet vetura e KOHËS në Zveçan

Një veturë e Grupit KOHA është demoluar tërësisht nga huliganët në Zveçan, mbrëmjen e së hënës. Ekipi që ka shkuar për të raportuar të martën ka parë gjendjen e veturës.

Veturës i janë thyer të gjithë xhamat, gomat i janë shpërthyer e është mbushur me mbishkrime të serbëve.

Vetura është mbushur edhe me shkronjën “Z”, simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë.

E dëmtuar në Zveçan është gjetur edhe një veturë e televizionit “T7”.

Edhe të premten, një veturë e KOHËS pësoi nga huliganët. Atë ditë ishte thyer xhami me gurë.

Në Zveçan ka qenë gjendja më e tensionuar të hënën. Janë plagosur 25 ushtarë të KFOR-it, ndërsa kanë pësuar disa ekipe mediumesh.

{gallery}