Arbëri

Kandidatja e PDK-së dhe ai i Vetëvendosjes votojnë në Leposaviq

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të komunës në Leposaviq, Albulena Behluli-Hetemi, ka votuar sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në shkollën “Kadri Bistrica” në Bistricvë.

Edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Lulzim Hetemi, ka votuar shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar. 

Hetemi ka votuar në qendrën e votimit 1206B.

Të dy kandidatët kanë edhe lidhje familjare mes vete. Kandidatja e PDK-së është bashkëshortja e kushëririt të parë të Hetemit.

Image