Arbëri

Votimi te “Molla e Vogël” në Zubin-Potok

Në Zubin-Potok, në pikën ku njihet si “Molla e Vogël”, ende s’ka votuar asnjë qytetarë, derisa atje gjithçka është përgatitur me material zgjedhor.

Gazetari i KOHËS, Ardit Kika, njoftoi direkt se kjo ka qenë pika e fundit që është furnizuar me material shpenzues, e vonesat sipas tij janë kryer për shkaqe sigurie.

Ai shtoi se transportimi i materialit është kryer nga një automjet, ndërsa në këtë pikë votimi po qëndrojnë ekipet mirëmbajtëse të procesit.