Arbëri

Sot do të dëgjohen avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së

Të martën do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Dhomat e Specializuara.

Të hënën u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa sot (të martën) do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.

Trupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të bëhet më 11 prill 2023.

Sipas Gjykatës Speciale, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.