Një numër i qytetarëve është mbledhur të dielën në oborrin e shkollës “Harun Beka” në Gushavc të Mitrovicës, për të protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Protesta është thirrur nga ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Protestuesit janë paraqitur me flamuj kuq e zi, ndërsa janë parë edhe flamuj të SHBA-së.
Të hënën në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
{gallery}