Arbëri

Lista Serbe i reagon Trajkoviqit e quan “Rent-a-Rada”

Lista Serbe ka reaguar ndaj politikanes serbe Rada Trajkoviq, duke thënë se ajo nuk zgjedh “mjete, gënjeshtra e trillime”.

Lista Serbe ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka “vendosur qëllimisht Trajkoviqin në listën e pagave për t’i sulmuar Serbinë, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe nënkryetarin Milan Radoiçiq”.

“’Rent-a-Rada po mundohet me deklaratat e saja ta njollosë fytyrën e çdo serbi që i del në rrugë Kurtit në dëbimin e serbëve nga vatra e tyre shekullore, duke mos e kuptuar se në fakt nuk flet për të tjerët, por për veten. Rent-a-Rada e pengojnë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, sepse politika e tyre bazohet në mbijetesën e serbëve në Kosovë e M., dhe në ruajtjen e interesave kombëtare serbe. Ndryshe nga ata, interesi i Rent-a-Rada është dobësimi i pozitës së popullit serb, shtypja dhe poshtërimi i serbëve dhe vazhdimi i persekutimit të serbëve”, thuhet në reagimin e Listës Serbe në Facebook.

Trajkoviq më herët kishte thënë në një intervistë për “Deutsche }elle”, se gabimi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare dhe i Vuçiqit është se ka lënë “mafian të bëjë integrimin e serbëve në institucione të Kosovës”.

Ajo ka akuzuar Vuçiqin dhe Qeverinë e Serbisë se janë financuesit kryesorë të kriminelëve Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq.