Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me deklaratën e Haxhiut ndaj prokurorit se duhet të dorëzohej, ajo ka kërcënuar profesionistët në sistemin e drejtësisë.
“Dje ministrja e Drejtësisë në seancën gjyqësore ku ka aktakuzë të ngritur kudër saj, i kërkoi prokurorit të dorëzohej. Dorëzohu i tha, sa nuk është shumë vonë. Nuk tha kërkoj drejtësi, në vend të shumë mundësive që kishte për t’u shprehur, zgjodhi t’i thoshte prokurorit dorëzohu. Ajo ka dëshmuar disa herë se nuk ka aftësi ta zhveshë petkun personal e as atë të të akuzuarës kur hyn në Ministri e Kuvend. Harron që është institucion. Fyen, kërcënon, intimidon. Dhe jo vetëm ajo, ajo e të tjerët”, ka thënë ajo.
Kica-Xhelili ka shtuar se Qeveria po bën të kundërten e asaj që kishte premtuar për ndryshim. Ajo ka theksuar se Haxhiu duhet të dorëhiqet vetë ose të shkarkohet, megjithëse ka shtuar ajo, thirrjet për shkarkim po hasin në vesh të shurdhër.
“Është premtuar ndryshim, pavarësi për sistemin e drejtësi, ministra pa aktakuzë. Realiteti po na dëshmon të kundërtën. Përveç që pagat e gjyqtarëve e prokurorëve janë ulur, po punohet për dorëzim të drejtësisë. Një ministre e Drejtësisë që i kërkon drejtësisë dorëzim duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet”.
Edhe
LDK-ja kërkon shkarkimin e Haxhiut
Deputetja ka deklaruar se LDK-ja i mbështet prokurorët ndërsa u ka bërë thirrje që të mos dorëzohen karshi kërcënimeve, kushdo qofshin.
“Nga sot e tutje e çdo ditë që ajo vazhdon ta ketë këtë pozitë, ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbajë emrin e kryeministrit. Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit, qofshin Elezë, qofshin Lumezë, prokurorët nuk e kanë kërcënimin për herë të parë”.
-
Deputeti i PDK-së kërkon që ministrja e Drejtësisë të japë dorëheqje
-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu dhe intervistimin e saj nga prokuroria
-
Kica-Xhelili: Haxhiu ta respektojë demokracinë ose të zhvendoset në një shtet autokratik si ideologjia e saj
-
Abdixhiku: Dorëheqja e Haxhiut, domosdoshmëri