Ka nisur protesta e thirrur për të kundërshtuar “imponimin” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Protestën e ka thirrur Sadri Ramabaja nga Instituti shqiptar për gjeopolitikë.
Ramabaja në një status në Facebook ka shkruar se “imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është një kronikë e luftës së re të paralajmëruar shqiptaro-serbe”.
“Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit - nuk kalon”, ka shkruar ai në Facebook.
Protesta ka nisur nga ora 12:00.
{gallery}