Arbëri

Studentët e Mjekësisë ia bllokojnë hyrjen menaxhmentit të fakultetit

Studentet mjekesi protesta

Studentët e Mjekësisë ia kanë bllokuar në mëngjesin e të enjtes hyrjen menaxhmentit të fakultetit në shenjë proteste.

Këshilli studentor ka thënë se arsyeja e mbajtjes së protestës është mosbashkëpunimi i menaxhmentit me studentët.

“Ankesat tona janë mosdëgjimi i kërkesave tona të vazhdueshme. Menaxhmenti krye në vete ka vendosur për përpilimin e afateve të rregullta. Tejkalimi i hierarkisë studentore në përpilimin e datave, kohështrirjes së afateve, refuzimi për takim me strukturat e përfaqësuesve, vendosja e datave tendencioze, animi i menaxhmentit kah struktura e organizatave studentore opozitare të afërta me pushtetin qendror, sallat e leximit e cila është më e shfrytëzueshmja nga studentët përdoret për ligjërata, e nuk janë praktike”, kanë thënë studentët.