Arbëri

Serbët bëjnë thirrje për tubim në Rudar

Në Rudarë, afër Zveçanit, tek vendi i njohur si “kryqi”, janë mbledhur serbët lokalë. Aty janë parë edhe burra të maskuar.

REL-i mëson se mes atyre që janë thirrur të dalin në rrugë janë edhe punëtorët e institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë.

Në Rudar janë vendosur katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës.

Bllokimi i rrugëve vjen pasi siç ka thënë Petar Petkoviqi, është arrestuar ish-polici serb, Dejan Pantiq.

Arsyeja e arrestimit të tij ende nuk dihet.

Raportohet se te barrikadat në Leposaviq ka arritur EULEX-i dhe KFOR-i.


Serbët lokalë bllokojnë rrugën në Rudar, lëshohen sirena në veri

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudar, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudar, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e veriut dhe në Rudar janë dëgjuar sirenat.

Në Rudar janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por raportohet se kjo vjen pasi thuhet se është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në këtë vend, Rudar, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës./ REL 

{gallery}