Arbëri

Lista Serbe i dorëzon mandatet në Kuvend

lista serbe, policia, sulmi ne veri

Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha për KOHËN, se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista Serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.

Autoritetet kosovare e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i Policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.

 

Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe "personale dhe morale".