Partia Socialdemokrate mbajti një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës të hënën, duke përdorur qershitë si ironi ndaj Qeverisë Kurti.
Në aksion u pa anëtari i PSD-së, Nol Nushi, që vendosi një kovë me qershi të thara.
Teuta Rusta nga kjo parti tha se kjo barcaletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.
Kjo barcalë me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzojë krejt. Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllokut, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut, e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.
Me qershitë janë të lidhura shumë mesele në popull.
PSD-ja ka mbajtur aksion edhe ditë më parë para objektit të Kuvendit të Kosovës. Aty u kritikua puna dhe qasja e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

