Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të nisë të hënën vizitën dyditëshe në Kosovë.
Begaj viziton Kosovën me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është vizita e tij e parë jashtë Shqipërisë, që prej marrjes së detyrës javë më parë.
Gjatë kësaj vizite, presidenti Begaj do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, krerët e partive opozitare, si dhe do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari, varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, si dhe do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.
Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë si dhe kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj.