Sot të do dorëzohen nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët në peticionin që kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë ligjin që ua mundëson tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.
Organizatorët do ta dorëzojnë peticionin në 10:00 në Kuvend.
Mijëra nënshkrime janë mbledhur deri tash.
Kuvendi pati rrëzuar iniciativën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, lidhur me këtë dhe ai pati paralajmëruar se iniciativa do të kthehet në Kuvend me peticion të qytetarëve.
Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk pati kaluar në Kuvend me 57 votat kundër të deputetëve të pushtetit.