Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës, e ndodhur 27 vjet më parë, ka thënë se nevojitet unitet kundër përpjekjeve për mohim e këtij gjenocidi.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se nuk duhet të lejuar lavdërimi i “këtyre mizori të tmerrshme”.
“27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë 8,372 djemtë dhe burrat boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe. Sot, zemrat tona janë me të dashurit e tyre. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të lavdëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”, ka shkruar ajo.
Të hënën është përvjetori i 27-të i masakrës më të madhe në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8300 boshnjakë të paarmatosur.
Serbia vazhdon ta mohojë gjenocidin, pavarësisht se shumë gjykata ndërkombëtare e vlerësuan si të tillë.