Arbëri

Çitaku Lushtakut: Turp të qoftë Nuredin

Vlora Çitaku - PDK

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ish-nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun, për sulmin në të cilin dyshohet se është përfshirë, ku mbetën të plagosur dy zyrtarë policorë.

Çitaku ka thënë se Lushtaku duhet të ketë turp për sulmin ndaj policisë, i cili është “i papranueshëm në çdo rrethanë”.

“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Për ta sulmuar Policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ka shtuar se shpreson që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit.

“Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, ka shtuar ajo.

Nuredin Lushtaku bashkë me disa familjarë dyshohet se janë të përfshirë në plagosjen e dy policëve në Skenderaj.