Arbëri

Shkumbin Ahmetxhekaj, kandidati me më së shumti pikë në konkursin për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka publikuar rezultatet e kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të RTK-së. Sipas njoftimit, Shkumbin Ahmetxhekaj ka marrë më së shumti pikë, 158.7.

Ahmetxhekaj mori 80.7 pikë në testin me shkrim, ndërsa 78 në intervistë.

Pas tij u rendit Bekim Hasani me 155.6 pikë, Gjergj Filipaj me 133.4 pikë, Arben Berisha me 131 pik dhe Adriana Kutllovci me 90.1 pikë.

Tre kandidatët që ishin në testin me shkrim, Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi, nuk janë paraqitur në intervistë, sipas njoftimit të Bordit të RTK-së të shtunën.

Ahmetxhekaj ishte emëruar u.d. i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së dy muaj më parë, pas shkarkimit të Ngadhnjim Kastratit.