Arbëri

Zelensky bisedon me Ramën, e falënderon për mbështetjen e Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar të shtunën një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zelensky ka shkruar në Twitter se me Ramën diskutuan rreth luftës dhe punës së përbashkët me Kombet e Bashkuara.

Ai ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen në këto kohë të vështira.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t'i dhënë fund luftës. #StopRusia”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ndërkohë, pak pas postimit të Zelenskyt në Twitter, kryeminstri Rama ka shpërndarë në Facebook një pjesë audio nga biseda e tij me presidentin ukrainas.

 

?????Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse?????

Posted by Edi Rama on Saturday, March 5, 2022