Arbëri

Kuvendi i Kosovës dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë

Para fillimit të seancës plenare, Kuvendi i Kosovës ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë.

"Kuvendi i Kosovës dhe populli i Kosovës është me popullin ukrainas", ka thënë kryeparlametari Glauk Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët gjatë ditës se sulmi rus në Ukrainë përbën agresionin e dytë më të madh ushtarak prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe qytetarët e saj.

Rusia në mëngjesin e hershëm të së enjtes lëshoi sulmet ndaj Ukrainës pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për pasoja ekonomike e të tjera.