Prokurori Durjan Juniku ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale “Hidrodrini” për rastin e helmimeve në Deçan. Prokurori Juniku tha se mbi të dyshuarit rëndon vepra penale “mosevitim i rrezikut”.
Ai deklaroi se për helmimet që kishin ndodhur korrikun e vitit të kaluar, mbi 1500 persona kishte kërkuar ndihmën mjekësore, në mesin e tyre 51 fëmijë.
“Pas një hetimi intensiv disamujor në rastin e njohur si ‘Helmimet’, sot me 7 shkurt kam ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të Kompanisë Rajonale 'Hidrodrini' në Pejë. Për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes të kësaj kompanie për veprën penale ‘mosevitim i rrezikut’”, tha ai, transmeton KOHA.
Ai potencoi se hetimet ndaj të dyshuarve tjerë të nacionalitetit serb kanë përfunduar dhe se nuk kanë pasur lidhje me rastin.