Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim të ngushtë dhe kjo vizitë e përbashkët është dëshmi e kësaj.
Ai ka thënë se të dyja palët duan që Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa dhe t’i normalizojnë marrëdhënieve.
“Ne e shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë që normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por do të kontribuojë në stabilitetin në rajon por do të sjellë përfitime për qytetarët. Do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. Dy ditët e kaluara kanë qenë shumë produktive. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne po ashtu kemi thënë se ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se kanë të gjitha elementet që të presin një dialog më të shpejtë.
Sipas tij, dialogu nuk është çështje e Qeverisë por është jetike për Kosovën.
Lajçak ka thënë se edhe shoqëria civile mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm.