Arbëri

Profesori që u bë hit me videot në “TikTok”: Unë duhet të shpërblehem, jo të denigrohem

Profesori i biologjisë, që u bë “hit” me videot e tij të postuara në rrjetin social “tik-tok”, Lulzim Paci, ka folur për famën që ka marrë brenda natës, pro edhe për problemet që i ka sjell ajo.

Profesori nga Vushtrria është bërë viral me videot ku shihet duke kërcyer në dhomë.

Pak kohë pasi u bë i famshëm, pati shumë komente negative, madje edhe deputetë që kërkuan të “merren masa ndaj tij”.

“Unë në vend se të shpërblehem për kultivim të vlerave kombëtare, denigrojnë figurën time, kjo është e padrejtë”, ka thënë ai në emisionin “Sot” në KTV. “Është e drejtë imja të vallëzojë, është jeta ime private”.