Arbëri

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës.

Në Bordin prej gjashtë anëtarëve janë tre burra e tre gra.

Kryesues është emëruar Fadil Bejta, më pas anëtare janë Hyrmet Mydyti, Safije Beseni e Sebahate Krasniqi, ndërsa anëtarë janë Visar Nura e Gëzim Paci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kishin aplikuar 90 kandidatë. Ndërsa lista ishte ngushuar në 15 kandidatë nga ku janë zgjedhur gjashtë kandidatë.

Kurti ka treguar se lista e kandidatëve ishte dërguar për verifikim në KQZ dhe Thesar.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua edhe plani operacional strategjik i Qeverisë për vitet 2022-2025.

Po ashtu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë – Shqipëri për zbatimin e lehtësirave doganore.

Sipas Ministrit të Financave, Hekuran Murati, me këtë marrëveshje përfshihet edhe vendosja e zyrave doganore të Kosovës në zonën doganore të Portit të Durrësit dhe Porto Romanos.

Po ashtu në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe marrëveshja Kosovë – Shqipëri për sigurime shoqërore e drejta e tyre për pension në Kosovë kur të arrijnë moshën. Po ashtu edhe anasjelltas. Po ashtu do të llogaritet stazhi i punës në Shqipëri.

Të dy marrëveshjet kanë shkuar në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare për tu ratifikuar. 

Ndërkohë është themeluar edhe Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional kundrejt nevojave të tregut.

Komisioni do të jetë me përbërje Albin Kurtin, Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin, Rozeta Hajdarin, Artane Rizvanollin, Majlinda Rizvanollin, Enis Spahiun, ndërsa është lënë e hapur të ftohen edhe anëtarë tjerë.