Arbëri

Osmani: Kosova qëndron përkrah Ukrainës

Presidentja Vjosa Osmanin e ka bërë të qartë se vendi që e udhëheq qëndron përkrah Ukrainës, shtet që s'e njeh Kosovën, në një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Osmani një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës”, ka shkruar ajo.

Konfliktet mes Ukrainës dhe Rusisë janë të vazhdueshme, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Në vitin 2014, Rusia e aneksoi Krimenë, krahinën e Ukrainës asokohe.

Për një luftë të re të mundshme, SHBA-ja, NATO dhe Perëndimi kanë dalë krah Ukrainës dhe e kanë paralajmëruan Rusinë për sanksione të mëdha.

Siç raportohet nga Ministria e Mbrojtjes ukrainase, Rusia ka grumbulluar mbi 127 mijë trupa afër rajonit. SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë se po planifikon pushtimin e Ukrainës.