Sot ka paralajmëruar protestë Sindikata e punëtorëve të KEK-ut. Protesta do të nisë nga ora 11:00 e do të zgjasë një orë.
Ajo do të mbahet para Divizionit të Kosova B.
Sindikata e Re e KEK-ut ka treguar arsyet e protestës. E para kërkon rrogën e 13-të për punëtorët e KEK-ut. Të bëhet sigurim shëndetësor për afat njëvjeçar e jo çdo tre muaj. Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për punëtorët.
Nga sindikata është bërë e ditur se do të organizohet edhe transporti për punëtorët e KEK-ut për t’iu bashkangjitur protestës.