Arbëri

Gastronomët protestojnë para Qeverisë, kundërshtojnë masat anti-COVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës si dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar masat anti-COVID.

“Boll ma” ishte thirrja e tyre.

Ata po kundërshtojnë vendimin që gastronomia të mbyllet në orën 23:00, e që muzika në to të jetë e lejueshme vetëm deri në orën 21:30. Po ashtu po kërkohet edhe hapja e klubeve të natës dhe e sallave të dasmave.

Ky sektor është ankuar se s’ka marrë mbështetje nga shteti që kur është duke u mbyllur për shkak të pandemisë.