Tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit do të dalin sot para Gjykatës për t’iu caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
“Seanca dëgjimore do të mbahet sot në orën 16:00”, ka thënë Zhuti.
Mbrëmë, përmes një konferencës të jashtëzakonshme, Prokuroria Themelore në Pejë kishte konfirmuar arrestimin e tre personave në lidhje me vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan të Deçanit. Kryeprokurori Agim Kurmehaj nuk dha detaje më të hollësishme, për siç tha ai, ndjeshmërisë së rastit.