Në ambientet e MMPH-së u nënshkruan dy Memorandume nga Ferat Shala dhe Gazmend Muhaxheri në përkrahje të dy projekteve për Komunën e Pejës.
Projekti i parë ‘’Kanalizimi në fshatin Raushiq’’, në vlerë 100 mijë euro dhe projekti i dytë “Rregullimi i shtratit të lumit Lumëbardhi”, në vlerë 200 mijë euro.
Sipas njoftimit të MMPH-së, në këtë takim Ministri Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Pejës në realizimin sa më të suksesshëm të këtyre dy projekteve që do të kontribuojnë në mirëqenien e banorëve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Pejës.
