Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë bëjnë të ditur se edhe 449 raste të reja pozitive janë regjistruar gjatë së njëjtës periudhë kohore.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë, gjithsej 164, ndërsa pasohet nga Saranda me 28 infektime dhe Durrësi me 22.
884 qytetarë të infektuar deri më sot janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.
Me këtë rast, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri ka rënë në 7,542.
Aktualisht në spitalet COVID njoftohet se po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.