Arbëri

Varroset shoferi i vrarë në sulmin në Gllogjan

Është varrosur të dielën në fshatin Skivjan të Gjakovës, shoferi i autobusit i cili u vra të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, nga një sulm me kallashnikov.

Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit ishte një numër i madh i familjarëve në ceremoninë mortore.

Përveç tij, të vrarë nga ky sulm kanë mbetur edhe dy nxënës 17-vjeçar, varrimi i të cilëve do të bëhet në fshatin Gllogjan.

I dyshuari i vrasjes së trefishtë nuk është zbuluar ende derisa të dielën Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informata lidhur me dorasin.