Arbëri

Grenell i frustruar që nuk po zbatohet marrëveshja e Washingtonit

Ish i dërguari special i Administratës Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, sot ka lënë Kosovën për të vazhduar vizitën e tij, siç e ka quajtur ai private, në Serbi.

Rrugës për Serbi, në pikën kufitare në Merdar, ai ka thënë se është frustruar dhe jo vetëm ai, që nuk po implementohet Marrëveshja e Washingtonit e arritur më 4 shtator 2020, kur president i SHBA-së ishte Donald Trump, e Grenell një nga njerëzit e tij më të afërt.

“Shumë prej administratës së Trumpit dhe shumë amerikanë janë të frustruar, pasi kemi parë një marrëveshje historike – ekonomike. Kjo ishte e bërë për qytetarët, jo për qeveritë. Nuk ishte për zhvillim politik, por për zhvillim ekonomik. Shumë njerëz ende mendojnë që në këtë rajon ka luftë, pastaj investimet i orientojnë diku tjetër dhe ajo që ka ndodhur në disa javë të fundit është frustruese për SHBA-në”, ka thënë Grenell.

Ai ka kritikuar administratën Biden, se nuk po interesohet për rajonin.