Qytetarët e Prishtinës do të dalin edhe një herë në zgjedhje për të përcaktuar kryetarin e ri të Komunës për katër vjetët e ardhshëm. Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jenë në balotazh, sipas projeksionit të KOHËS.
Bazuar në hulumtimin me mostër prej 1070 qytetarëve të moshës mbi 18-vjeçare, Arben Vitia ka marrë 45.7 për qind të votave. Përparim Rama i LDK-së ka marrë 26.3 për qind, ndërsa i treti është Uran Ismaili i PDK-së me 22.4 për qind. Kjo përllogaritje është bërë në bazë të votës së deklaruar.
I katërti do të dalë Daut Haradinaj i AAK-së me më pak se 4 për qind.
Vetëvendosje po ashtu ka marrë më së shumti përkrahje edhe në votën e deklaruar për asamble komunale me 49.8 për qind, e pasuar nga LDK-ja me 25.4 e PDK-ja me 15.9 për qind.
Hulumtimi është zhvilluar me mostër prej 1,070 qytetarëve të moshës 18+ (13 – 15 tetor)
Rezultatet e përgjithshme të këtij hulumtimi kanë margjinë gabimi prej ±3 pikë përqindjeje, në interval besimi prej 95%.

Strategjia e mostrës:
Të dhënat e regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë shërbyer si kornizë për krijimin e mostrës së hulumtimit Shpërndarja (shtresimi) e intervistave bazuar në llojin e vendbanimit (urban/rural), proporcionalisht me shpërndarjen e popullatës nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 Rezultatet e hulumtimit janë peshuar në mënyrë që të reflektojnë shpërndarjen e votuesve të vitit 2021 bazuar në gjini dhe moshë.
Metodologjia për përzgjedhjen e ekonomive familjare dhe të anketuarve brenda ekonomisë familjare
Pas shpërndarjes së mostrës në vendbanime, anketuesve u caktohen pikat startuese, që zakonisht janë sheshe/rrugë kryesore apo objekte indentifikuese të atyre vendbanimeve (p.sh. shkolla, xhami, kisha). Në mënyrë që çdo i rritur brenda ekonomisë familjare të ketë gjasat e barabarta për pjesëmarrje në hulumtim,përzgjedhja e të anketuarit është bërë me metodën e ditëlindjes së ardhshme (anketohet anëtari i familjes që ka ditëlindjen e radhës).
Pyetjet
- Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës?
- Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Vota e deklaruar)
- Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Sipas gjinisë)
- Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Sipas grupmoshave)
- Cilin kandidat do ta votoni për kryetar të komunës? (Sipas vendbanimit)
- Cili kandidat do të ishte zgjedhja juaj e dytë për kryetar të komunës?
- Lëvizja e votuesve: zgjedhja e parë te zgjedhja e dytë
- Lëvizja e votuesve nga zgjedhjet e fundit parlamentare
- Cilën parti politike do ta votoni për kuvend komunal?
- Cilën parti politike do ta votoni për kuvend komunal? (Vota e deklaruar)
- A mund të na tregoni se cilat duhet të jenë 3 prioritet me të cilat duhet të merret kryetari i ardhshëm i Prishtinës?
- A mund të na tregoni se cilat duhet të jenë 3 prioritet me të cilat duhet të merret kryetari i ardhshëm i Prishtinës? (Sipas votuesve)