Arbëri

Vërehen mjete të rënda ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovë

Mjete të rënda ushtarake serbe janë vërejtur për disa minuta në afërsi të kufirit me Kosovën.

Nga pika kufitare në Jarinjë janë parë në pjesën e territorit serb janë parë mjete ushtarake serbe, të cilat kanë qëndruar për disa minuta ndërsa më pas janë larguar.

Po ashtu gjatë mëngjesit të sotëm kanë fluturuar sërish dy aeroplanë ushtarak serbë në afërsi të territorit të Kosovës.

Sot nuk ka qenë aq i madh numri i protestuesve në Jarinjë. Ata janë shpërndarë në disa pika, duke qëndruar nëpër hije për shkak të temperaturave më të larta.

Po ashtu te Policia e Kosovës është bërë ndërrimi i zakonshëm.

 

{gallery}