Arbëri

PSD-ja e akuzon Policinë për dhunë gjatë arrestimeve të sotme

Partia Socialdemokrate e ka akuzuar Policinë e Kosovës për dhunë gjatë arrestimeve të sotme në aksionin kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

Përmes një komunikate për media, thuhet se aktivistët janë lënduar gjatë arrestimit.

“Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata. Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë”, thuhet në njoftim.

PSD-ja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot.

 

Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli...

Posted by PSD on Tuesday, September 7, 2021