Arbëri

Vdiq edhe një shtatzënë nga COVID-19

Një shtatzënë ka vdekur mbrëmjen e së premtes si pasojë e COVID-19.

28-vjeçarja po trajtohej në njësinë intensive të QKUK-së, ndërsa ishte 25-javëshe shtatzënë, raporton KOHA.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarë të viktimës.

Image

Kjo është gruaja e pestë shtatzënë që vdes nga koronavirusi në Kosovë brenda pak ditësh. Të premten KOHA raportoi se dy shtatzëna po trajtohen në njësinë intensive. Mjeku përgjegjës në mjekimin intensiv, Mentor Alimusaj, ka thënë se në dy raste lindja ishte bërë e detyrueshme dhe se njërës i ka mbijetuar foshnja, kurse tjetrës jo.