Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje gjithë përgjegjësve të angazhohen më tepër për të zbuluar fatin e personave të zhdukur në Kosovë.
Në Kosovë vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona të zhdukur që nga lufta e fundit. Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë, ne kujtojmë të gjithë të pagjeturit në Kosovë. Fatkeqësisht, shumë vite pas konfliktit, ende nuk dihet për fatin e personave të zhdukur. Ne u bëjmë të gjithë atyre që janë përgjegjës të rrisin angazhimin për të vënë dritë në fatin e personave të zhdukur! Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mbron të drejtën që të zhdukurit të mos harrohen si dhe të drejtën që familjet e tyre ta dinë të vërtetën!” – është thënë nga Zyra e BE-së në Kosovë.