Arbëri

Mbërrin avioni i tretë me 59 emigrantë afganë në Shqipëri

Rreth orës 01:15 të së shtunës ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me emigrantët afganë.

Top Channel ka mësuar se me avionin e tretë kanë ardhur 59 pasagjerë.

Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit nga një avion civil.

Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur 275 qytetarë afganë në total.

Të shtunën në orën 03:20 me avionin e parë zbritën 121 afganë, ndërsa rreth orës 23:30 zbriti avioni i dytë me 95 afganë dhe sot rreth orës 01:15 zbriti avioni i tretë me 59 qytetarë afganë. Sipas raportimeve të bëra deri tani 13 prej afganëve të mbërritur janë foshnja.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./T.CH.