Arbëri

Protestë para Ambasadës së Shqipërisë për “Ballkanin e Hapur”

Organizata Lëvizja për Demokraci ka organizuar një aksion simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, për ta kundërshtuar nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e minishengenit ballkanit, që tash njihet si “Ballkani i Hapur”.

Aktivistët e Lëvizjes për Demokraci kanë vendosur një pano para Ambasadës ku shkruante “Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviqin dhe ministrin e tij Vuçiq! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerisës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiq dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”.

Në pano gjendeshin edhe foto të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të Vuçiqit gjatë asaj kohe përkrah Millosheviqit.

Mexhid Ramusa nga Lëvizjes për Demokraci tha se është e papranueshme bashkëpunimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësi tona ndaj  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiq me kriminelin serb i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ne ia kemi prezantuar të gjitha faktet lidhjet e tij me Millosheviqin dhe duke kundërshtuar nismën për Mini Shengen. E ardhmja jonë duhet të jetë nga BE dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë të hyjmë në Mini Shengen ku është edhe Serbia. Ne po e kundërshtojmë edhe Mini Shengenin edhe takimin sepse Serbia nuk ka kërkuar falje ndaj gjenocidit që ka kryer në Kosovë. Na e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia”, tha Ramusa, njofton EkonomiaOnline.

{gallery}