Arbëri

Paralajmërohet mbyllja e gastronomisë për 12 ditë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë të ditur se pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është paralajmëruar që gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë, si masë për luftimin e koronavirusit.

Veton Zuka, përfaqësues i kësaj shoqate, ka thënë për KosovaPress se mbyllja totale do të bëhet nga fillimi i javës së ardhshme.

Gastronomët ishin ankuar vazhdimisht për masat e mbylljes deri tash.

Paralajmërimi për mbyllje vjen në kohën kur në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 ka kaluar mbi 14 mijë.

KOHA ka provuar të shtunën të marrë qëndrim edhe nga MSH-ja, por një gjë e tillë ishte e pamundur.