Arbëri

KOHA Ditore mbush 24 vjet

KOHA Ditore sot ka mbushur 24 vjet. Më 31 mars të vitit 1997 ishte botuar numri 0/1 i gazetës.

Numri i veçantë ishte shpërndarë falas atë ditë dhe në dy ditët pasuese. Ishte botuar në 16 faqe dhe dilte gjashtë herë në javë atë kohë, përveç të dielës.

Më 3 prill 1997, u botua numri 1 i gazetës.

KOHA Ditore u rezistoi kohëve të vështira. Më 30 korrik të 1997-s u botua numri 100 i gazetës.

Më 16 qershor të vitit 1999, KOHA Ditore u shpërnda në Prishtinë për herë të parë pas luftës. Shpërndarja u bë falas.

Numri jubilar, 1000, u botua më 9 prill 2000.

Rrugëtimi i KOHËS, nuk ndalet as pas 24 vjetësh.

Nga 16 marsi i vitit 2020, KOHA Ditore u ofrohej të gjithë lexuesve online falas.

Tani gazeta, që vazhdon të mbesë gazeta më e mirë ditore në Kosovë, vjen përmes platformës “Premium” bashkë me produktet tjera të KOHËS.

Lexuesit besnikë të KOHËS, ndër të tjera, në pakot e reja do të mund të gjejnë hulumtime, analiza, intervista, libra të përzgjedhur nga KOHA, gjithologët e shumëçka tjetër. Abonimi mund të jetë mujor, vjetor dhe dyvjeçar.