Nga 33 mijë vaksina sa është dashur të mbërrijnë në Kosovë gjatë marsit përmes mekanizmit Covax, do të vijnë vetëm 24 mijë.
E siç merr vesh KOHA, ky kontingjent do të mbërrijë gjatë javës së ardhshme.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje me shkrim nuk ka dashur të japë ndonjë datë konkrete.
Nga kjo ministri vetëm është thënë se ato vijnë së shpejti.
Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk e ka nisur vaksinimin kundër Covid-19, derisa Ministria e Shëndetësisë disa herë kishte folur për përpjekjet e saj për t’i siguruar dozat e para të vaksinës.