Arbëri

PSD-ja “ia bën gati” letrën e dorëheqjes ministrit Aliu

Aktivistë të PSD-së kanë ndërmarr aksionin e radhës me vendosjen e posterëve në Prishtinë.

Ata të enjten kanë ironizuar me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke ngjitur në objektin e Qeverisë dy mesazhe “drejtuar qytetarëve”, kinse jep dorëheqjen pas zbulimit se ka aktakuzë ndaj tij për keqpërdorim detyre.

Ndaj Aliut, në korrikun ue vitit të shkuar është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës. Aliu tha se nuk ishtë në dijeni për këtë aktakuzë.

“Qytetarë të dashur, unë, Liburn Aliu, jam i dedikuar në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit. Pavarësisht që nuk ndihem në faj për aktakuzën e ngritur ndaj meje, pavarësisht pasojave që mund t’i kem, unë udhëheq me shembullin tim. Prandaj, sot, kam dhënë dorëheqjen nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Me respekt, Liburn Aliu”, thuhet në n jë nga dy posterët e ngjitur në ndërtesën e Qeverisë nga aktivistët e PSD-së.

Kryeministri Kurti ka refuzuar të komentojë këtë çështje qëkur është zbuluar se ka aktakuzë ndaj njërit prej ministrave të kabinetit të tij.