Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do të takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Këtë e kanë konfirmuar nga lista "Vjosa". Takimi do të mbahet në orën 14:00.
Abdixhiku kishte paralajmëruar takim vetëm me pretendenten për presidente për t’i qartësuar qëndrimet karshi partive tjera dhe nismës së saj politike.