Arbëri

Mbahet “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” në Prishtinë

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” kanë marshuar dhjetëra persona në sheshet e kryeqytetit. Ky marsh është organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars.

Aty u panë pankarta edhe me moto të tjera si "Çdo grua është grua punëtore" dhe "Po du me punu pa m'ngacmu".

Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe u.d e presidentes Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre./EO/