Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po mban protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton EO.
Ata kanë kërkuar kompensimin e pagave, që sipas tyre nuk i kanë marrë qe një vit.
Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se punëtorët gjenden në gjendje të keqe ekonomike.
Ajo tha se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar edhe më herët pas vendimit që ishte marrë që në Kosovë të ndalohen lojërat e fatit.
Madje organizatorët kanë thënë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Aty u tha se punëtorët momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, duke marrë për bazë edhe përballjen me pandeminë, që e ka rënduar edhe më tepër rënduar gjendjen e tyre.
Në dhjetor, Qeveria Hoti kishte vendosur për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, me arsyetimin se 62 punëtorë kishin mbetur pa punë pasi në prill të vitit 2019 Kuvendi kishte miratuar Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Por në Kuvend projektligji s'kishte marrë përkrahjen e deputetëve dhe me shpërndarjen e tij, ai ka ngelur pa miratuar. Në korrik të atij viti punëtorët kishin protestuar me kërkesë për miratimin e Ligjit për Lotarinë.