Arbëri

Hoti: Vendimet e mia nuk i konteston askush

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se vendimet e marra nga Qeveria e tij nuk i konteston askush. Ai në një vizitë në një çerdhe në Prishtinë, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të vjen më në pushtet.

“E para, është veç fiksim i tij. Nuk ka për t'i ardhur shansi për të marrë pushtetin. Ne ia kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Më nuk do t'ia japin qytetarët mundësin për të ardhur në pushtet”, ka thënë Hoti për EO.

Deklarimet e fundit të Kurtit, Hoti i ka quajtur parulla për të marrë pushtetin.

Kurti së fundmi ka deklaruar se posa ta merr pushtetin, do t'i shfuqizojë vendimet e Hotit.