Prishtinë, 31 janar (Ekonomia Online) - Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka komentuar vizitën e djeshme në Mitrovicën e Veriut të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke thënë se kauzat duhet të lihen jashtë fushatës, raporton Ekonomia Online.
“Unë besoj që disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. ajo është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim, nuk kontestohet në asnjë formë, secili ka të drejtë të lëvizë, por nuk duhet të përdoren për fushata për të tregu diçka që nuk është”, tha Hoti.